Rreth nesh

PS Electric ltd. buildingPS Electric ofron shërbime inxhinieringu dhe gjithashtu shërbim të plotë - projektimi, punimi, furnizimi, montimi dhe vënie në punë të objekteve, linjave dhe instalimeve. Shoqëria projekton dhe prodhon kuadro elektrike tension i ulët, instalime kompakte shpërndarëse 24 kV, kabina transformimi kompakte betoni.

PS Electric është certifikuar për standardet ISO 9001:2008; ISO 14001:2004 dhe BS OHSAS 18001:2007 të SGS me këto fusha të certifikimit: “Projektim, prodhim, furnizim dhe mirëmbajtje të nënstacioneve kompakte të transformimit dhe pajisjeve kompakte të komutimit (kuadro elektrike)”.

Firma zotëron edhe Certifikatën e Dhomës së Ndërtuesve të Bullgarisë me të cilën vërtetohet regjistrimi i saj në Regjistrin Qendror të ndërtuesve profesionistë për zbatimin e ndërtimeve në këto kategori:

- Grupi i tretë – ndërtime të infrastrukturës energjetikë;

- Ndërtime nga kategoria e parë deri në atë të tretë;

Klientët me të cilët punojmë janë shoqëri që operojnë në prodhimin e energjisë elektrike, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, firma me veprimtari elektro-montimi, ndërtimi dhe tregtimi. Klientët tanë me rëndësi janë investitorë dhe kontraktorë të mëdhenj të huaj të objekteve të mëdha të infrastrukturës, investitorë bullgarë të biznesit të vogël e të mesëm, firma në sektorin e ekonomisë dhe bashkime publike.

PS Electric i realizon shitjet nëpërmjet bazës së saj të prodhimit në qytetin Shumen dhe Zyrës së përfaqësisë në qytetin e Sofjes.