PARTNERË

  • PV Consult

    Analizë juridike e projekteve fotovoltaike.

    Konsultim i përgjithshëm në lidhje me investimet në fushën e fotovoltaikës në Bullgari.

    Përcaktim i dispozitave ligjore lidhur me ndërtimin e impianteve fotovoltaike në Bullgari.

    Ekspertizë e terreneve të përshtatshme dhe vlerësim i infrastrukturës, komunikacioneve dhe rrjetit të furnizimit të energjisë elektrike.

    Konsultime në zgjedhjen e vendit dhe rekomandim i terrenit të përshtatshëm.

    Blerje dhe marrje me qira e tokës, hartim i kontratave të blerjes, respektivisht të marrjes me qira.

    Zhvillim i procedurës së ndryshimit të destinacionit të tokave bujqësore.

    Zhvillim i të gjitha procedurave të nevojshme të lejimit: mjedisi, shëndeti, mbrojtja nga zjarri, etj.  

    Konsultime në planifikimin dhe realizimin e lidhjes në rrjetin elektrik.

    Hartim i një projekti fotovoltaik.

    Analizë ekonomike e projektit.

    Zhvillimi i procedurës për dhënien e lejes së ndërtimit.

    Bisedime për kontrata me shoqëri të furnizimit të energjisë elektrike.

    Bisedime për kontrata me furnizues të energjisë elektrike.

  • Sedna Power Plants Bulgaria LTD

    Sedna Power Plants Bulgaria LTD është një kompani e Sedna Group, e cila projekton dhe ndërton centrale të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme, në përputhje me të gjitha veprimtaritë e inxhinieringut, furnizimit dhe ndërtimit.

    Sedna Power Plants në cilësinë e kontraktorit EPC, u ofron klientëve të saj shërbime të plota “me çelësa në dorë”, me të gjitha etapat e punimeve: nga projektimi, përgatitja dhe organizimi i punimeve të ndërtim-montimit deri te ndërtimi i vetë centralit. Marrëdhëniet me klientët tanë vazhdojnë edhe pas fazës së fillimit, duke dhënë mundësi për shërbim dhe mirëmbajtje të plotë (Оperation & Maintenance) të një niveli shumë të lartë.

    Sedna Pawer Plants u ofron klientëve të saj të gjithë eksperiencën, dijet dhe profesionalizmin e vet, të cilat e bëjnë lidere në fushën e burimeve të energjisë së rinovueshme në Itali e në Evropë. 

  • NES – Sisteme të Reja Energjetike OOD

    NES është prodhuesi i parë i produkteve termale diellore në Bullgari dhe është edhe lider i tregut në këtë segment. Sot firma disponon linja të vet prodhuese të kaldajave dhe moduleve fotovoltaike.

    Portfolio e produkteve të kompanisë përfshin:  
    * Kolektorë diellor SUNSYSTEM 

     * Bojlerë  SUNSYSTEM 

    * Enë bufer SUNSYSTEM

    * Kaldaja ngrohje uji BURNiT 

    * Module fotovoltaike SUNSYSTEM 

    * Projektim, furnizim dhe ndërtim i parqeve fotovoltaike.

  • ABB Bulgaria EOOD ABB Bulgaria EOOD ka objekt veprimi prodhimin dhe furnizimin me pajisje elektrike tension të lartë, të mesëm e të ulët, si dhe me sisteme dhe produkte të automatizimit të proceseve teknologjike në energjetikë dhe industri.  
  • Electrica Group

    Electrica është ndër lojtarët më të rëndësishëm në shpërndarjen, furnizimin e energjisë elektrike dhe në shërbimet energjetike në Rumani. Pozita prej lideri e kësaj shoqërie mbështetet në treguesit ekonomikë të saj, gjithashtu në përvojën profesionale në këto fusha që kap një periudhë kohore prej më se 120 vjetësh.