Produktet
- Kaseta dhe panele shpërndarëse të kabllove
- Aksesorë për aparatura tension i mesëm dhe i ulët
- Kabina transformimi kompakte betoni (KTKB)
- Kabina transformimi kompakte monolite betoni dhe stacione shpërndarëse
- KTKB për burime të energjisë së rinovueshme
- Gjeneratorë me naftë
- Kabllo, aksesorë kablosh dhe materiale elektrike
- Kabina transformimi kompakte metalike (KTKM)
- Prodhimi i instalimeve Tension i mesëm
- Prodhim i Kuadrove elektrike dhe i Instalimeve kompakte me kondensatorë (IKK)
- Inxhiniering i plotë dhe Punime ndërtim-montimi (PNM)
- Transformatorë fuqie dhe matës
Kabina transformimi kompakte metalike (KTKM)
Firma PS Electric LTD prodhon kabina transformimi kompakte
metalike të prodhuara me elemente konstruksioni metalik dhe panele sanduiç
muraturë. KTKM kanë një afat të shkurtër prodhimi. Janë të destinuara për
montim të hapur: për ushqimin me energji elektrike të godinave administrative,
banesave dhe lagjeve të banimit, hoteleve, pikave të karburantit, objekteve dhe
ndërmarrjeve industriale dhe bujqësore, stacioneve të pompave, etj. KTKM
garantojnë siguri nga zjarri dhe lehtësi mirëmbajtje, janë rezistente ndaj
kushteve atmosferike dhe kanë afat të gjatë shfrytëzimi. Një përparësi e KTKM është
pesha e lehtë e tyre, gjë që ndihmon për montimin e shpejtë e të lehtë mbi një
fondament të parapërgatitur prej betonarmeje. KTKM përbëhen nga: Seksion Tension i mesëm, Seksion
Tension i ulët dhe Seksion Transformator, dhe çdo seksion kompletohet me
aparaturë sipas zgjedhjes së klientit ose sipas një skeme të përgatitur më
parë. KTKM kanë një gamë të pasur
ngjyrash dhe kjo bën të mundur futjen e tyre në mjedise të ndryshme rrethuese.
-
Nënstacione transformimi kompakte metalike (NTKM) NTKM janë të destinuara për montim të brendshëm – për ushqimin e godinave të banimit, ndërtesave dhe komplekseve me zyra, hoteleve, pikave të karburantit, ndërmarrjeve dhe impianteve... Shiko me shume
-
Nënstacion transformimi kompakt metalik /NTKM/ 310х220cm 1х800kVA Ne të PS Electric LTD, sjellim në vëmendjen tuaj një nga produktet tona më të reja, e pikërisht: kabinë transformimi kompakte metalike me përmasa 310x220cm me kapacitet për... Shiko me shume