Produktet

Kabina transformimi kompakte monolite betoni dhe stacione shpërndarëse


Kabinat e transformimit kompakte monolite prej betoni të firmës PS electric LTD janë pajisje të përshtatshme për ushqimin e ndërtesave administrative dhe të prodhimit, ndërmarrjeve bujqësore, qendrave tregtare dhe pikave të karburantit. KTKMB janë ndërtesa më vete me shërbim të jashtëm. Montohen në gropë të gërmuar sipas vizatimeve paraprake, mbi një shtresë betoni të derdhur më parë. Nuk ka nevojë për ndërtim fondamenti në objekt për arsye se kabina e transformimit është e tipit monolit dhe fondamenti është pjesë e korpusit të saj. Kjo shkurton mjaft afatet e zbatimit dhe koston e produktit.   
KTKMB përbëhen nga një instalim shpërndarës Tension i mesëm, një instalim shpërndarës Tension i ulët dhe një seksion për një transformator fuqie.  Kornizat janë punuar me profile alumini. Ato dallohen për përmasat e tyre jashtëzakonisht kompakte, montim të lehtë dhe të shpejtë dhe, jo në vend të fundit për cilësinë e tyre të garantuar me standardet e rrepta të ISO 9001-2008.

KTKBM prodhohen në kushtet e sistemit të kontrollit të prodhimit, sistem ky që prodhuesi ka realizuar dhe po zbaton dhe si rezultat këto produkte janë në përputhje me këto standarde: BDS EN 62271-202:2007; BDS 10699:1980, BDS EN – 60439-1, NUEUEL (Rregullorja e sistemit të instalimeve elektrike dhe linjave të tensionit ) –  2004. Prodhimi i të gjitha kabinave monolite të transformimit është përcjellë me testime të kaluara me sukses në „ICMET” CRAIOVA – Rumani, në përputhje me  BDS EN 62271 – 202.


  • BM02-2 deri 2x800kVA BM02-2 deri 2x800kVA      Karakteristikat:    BM02-2 2x800kVA është kabinë monolite transformimi, me ambient për 2 transformatorë deri 800kVA.ISH-TM: mundësi për Shiko me shume
  • BM02-1 2x800kVA BM02-1 2x800kVA Karakteristikat: BM02-1 2x800kVA është kabinë monolite transformimi me ambient për 2 transformatorë deri 800kVA. ISH-TM - mundësi për montim të ISHK me module deri 6 module... Shiko me shume
  • BM01ЕО deri 800 kVA BM01ЕО deri 800 kVA Karakteristikat:BM01 EO 1x800kVA është kabinë monolite transformimi e ambient për transformator deri 800 kVAISH-TM - mundësi për montim të  ISHK me module – deri... Shiko me shume
  • BM01 deri 1000 kVA BM01 deri 1000 kVA Karakteristikat: BM01 1x1000kVA është kabinë monolite transformimi me ambient për transformator deri 1000 kVA. ISH-TM - mundësi për montim të  ISHK me module – deri 5... Shiko me shume
  • BM01 A-41deri800kVA BM01 A-41deri800kVA Karakteristikat: BM01 1x800kVA është kabinë monolite transformimi me ambient për transformator deri 800 kVA. ISH-TM – mundësi për montim të 5 moduleve elegaz (gaz elektronik)... Shiko me shume