Kuadro shpërndarëse tension i ulët (KTU)

PS Electric LTD LTD është prodhuesi kryesor prej vitesh i kuadrove shpërndarëse të tensionit të ulët. Ndër kërkesat kryesore për kuadrot elektrike janë: garantimi i shfrytëzimit të parrezikshëm dhe evitimi i rreziqeve nga lëndimi i njerëzve me rrymë elektrike, nga shpërthime zjarri në ndërtesa dhe pajisje si pasojë e shkaqeve elektrike. Kuadrot elektrike, në përputhje me funksionin e tyre kryesor, duhet të sigurojnë edhe vazhdueshmëri të ushqimit me energji elektrike pa ndërprerje dhe mundësi për zgjidhje të zhdërvjellëta në raste zgjerimi dhe rikonstruksioni të instalimeve elektrike ekzistuese. Kuadrot elektrike duhet të kenë qasje të parrezikshme që të sigurohet mbrojtja ndaj kontaktit direkt me pjesët nën tension dhe të kenë gjithashtu një konstruksion të përshtatshëm që të lehtësohet puna e personelit gjatë shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes.

PS Electric LTD prodhon këto lloje kuadrosh:

Kuadro elektrike – kuadro elektrike matjeje prej metali, montim i hapur, kuadro elektrike matjeje prej poliesteri, montim i hapur, kuadro elektrike matjeje prej metali, montim i mbyllur, kuadro kryesore elektrike matjeje

Kuadro për Automatizim – Instrumente kontrolli matjeje dhe Automatikë, Kuadro automatike kyçje rezervës;

Kuadro të komandimit inteligjent të ndërtesave;

Kuadro për kabina elektrike  – Kuadro kryesore shpërndarje, Çela kryesore transformatorësh, Panele shpërndarje;

Panele për ndriçim rrugësh;

Kuadro elektrike për stacione telemobile.

Ne mbulojmë standardet kryesore të prodhimit të kuadrove elektrike, përfshirë:

BDS EN  60439-1,   NUEUEL (Rregullorja e sistemit të instalimeve elektrike dhe linjave të tensionit ) – 2004

Kuadrot elektrike që prodhojmë shiten në tregun bullgar dhe në një sërë tregjesh të jashtme. Ekzaminimet dhe testimet që u bëhen garantojnë sigurimin teknik të tyre dhe punë të sigurt në kushte të caktuara, sepse ne e dimë se pamja e mirë e jashtme duhet të kompletohet me testet dhe certifikatat e nevojshme.

Me përvojën shumëvjeçare në prodhimin e kuadrove shpërndarëse PS Electric LTD është një partner i sigurt! BESONI TEK NE!