Rreth nesh

PS Electric është certifikuar për standardet ISO 9001:2008; ISO 14001:2004 dhe BS OHSAS 18001:2007 të SGS me këto fusha të certifikimit: “Projektim, prodhim, furnizim dhe mirëmbajtje të nënstacioneve kompakte të transformimit dhe pajisjeve kompakte të komutimit (kuadro elektrike)”.
Firma zotëron edhe Certifikatën e Dhomës së Ndërtuesve të Bullgarisë me të cilën vërtetohet regjistrimi i saj në Regjistrin Qendror të ndërtuesve profesionistë për zbatimin e ndërtimeve në këto kategori:
- Grupi i tretë – ndërtime të infrastrukturës energjetikë;
- Ndërtime nga kategoria e parë deri në atë të tretë;
Klientët me të cilët punojmë janë shoqëri që operojnë në prodhimin e energjisë elektrike, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, firma me veprimtari elektro-montimi, ndërtimi dhe tregtimi. Klientët tanë me rëndësi janë investitorë dhe kontraktorë të mëdhenj të huaj të objekteve të mëdha të infrastrukturës, investitorë bullgarë të biznesit të vogël e të mesëm, firma në sektorin e ekonomisë dhe bashkime publike.
PS Electric i realizon shitjet nëpërmjet bazës së saj të prodhimit në qytetin Shumen dhe Zyrës së përfaqësisë në qytetin e Sofjes.