PARTNERË
-
PV Consult
Analizë juridike e projekteve fotovoltaike.
Konsultim i përgjithshëm në lidhje me investimet në fushën e fotovoltaikës në Bullgari.
Përcaktim i dispozitave ligjore lidhur me ndërtimin e impianteve fotovoltaike në Bullgari.
Ekspertizë e terreneve të përshtatshme dhe vlerësim i infrastrukturës, komunikacioneve dhe rrjetit të furnizimit të energjisë elektrike.
Konsultime në zgjedhjen e vendit dhe rekomandim i terrenit të përshtatshëm.
Blerje dhe marrje me qira e tokës, hartim i kontratave të blerjes, respektivisht të marrjes me qira.
Zhvillim i procedurës së ndryshimit të destinacionit të tokave bujqësore.
Zhvillim i të gjitha procedurave të nevojshme të lejimit: mjedisi, shëndeti, mbrojtja nga zjarri, etj.
Konsultime në planifikimin dhe realizimin e lidhjes në rrjetin elektrik.
Hartim i një projekti fotovoltaik.
Analizë ekonomike e projektit.
Zhvillimi i procedurës për dhënien e lejes së ndërtimit.
Bisedime për kontrata me shoqëri të furnizimit të energjisë elektrike.
Bisedime për kontrata me furnizues të energjisë elektrike.
-
Sedna Power Plants Bulgaria LTD
Sedna Power Plants Bulgaria LTD është një kompani e Sedna Group, e cila projekton dhe ndërton centrale të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme, në përputhje me të gjitha veprimtaritë e inxhinieringut, furnizimit dhe ndërtimit.
Sedna Power Plants në cilësinë e kontraktorit EPC, u ofron klientëve të saj shërbime të plota “me çelësa në dorë”, me të gjitha etapat e punimeve: nga projektimi, përgatitja dhe organizimi i punimeve të ndërtim-montimit deri te ndërtimi i vetë centralit. Marrëdhëniet me klientët tanë vazhdojnë edhe pas fazës së fillimit, duke dhënë mundësi për shërbim dhe mirëmbajtje të plotë (Оperation & Maintenance) të një niveli shumë të lartë.
Sedna Pawer Plants u ofron klientëve të saj të gjithë eksperiencën, dijet dhe profesionalizmin e vet, të cilat e bëjnë lidere në fushën e burimeve të energjisë së rinovueshme në Itali e në Evropë.
-
NES – Sisteme të Reja Energjetike OOD
NES është prodhuesi i parë i produkteve termale diellore në Bullgari dhe është edhe lider i tregut në këtë segment. Sot firma disponon linja të vet prodhuese të kaldajave dhe moduleve fotovoltaike.
Portfolio e produkteve të kompanisë përfshin:
* Kolektorë diellor SUNSYSTEM* Bojlerë SUNSYSTEM
* Enë bufer SUNSYSTEM
* Kaldaja ngrohje uji BURNiT
* Module fotovoltaike SUNSYSTEM
* Projektim, furnizim dhe ndërtim i parqeve fotovoltaike.
-
ABB Bulgaria EOOD ABB Bulgaria EOOD ka objekt veprimi prodhimin dhe furnizimin me pajisje elektrike tension të lartë, të mesëm e të ulët, si dhe me sisteme dhe produkte të automatizimit të proceseve teknologjike në energjetikë dhe industri.
-
Electrica Group
Electrica është ndër lojtarët më të rëndësishëm në shpërndarjen, furnizimin e energjisë elektrike dhe në shërbimet energjetike në Rumani. Pozita prej lideri e kësaj shoqërie mbështetet në treguesit ekonomikë të saj, gjithashtu në përvojën profesionale në këto fusha që kap një periudhë kohore prej më se 120 vjetësh.